Franca, gjatë vitit 2015 ka mbetur «nën hije» sa i përket mësymjes së refugjatëve, po u krahasua me fluksin e madh të tyre drejt Gjermanisë, Austrisë, Suedisë etj.
Megjithatë, edhe në këtë vend perëndimor gjatë vitit që shkoi ka pasur një numër të konsiderueshëm azilkërkuesish.
Sipas autriteteve franceze për refugjatët (Ofpra) gjatë vitit që shkoi, në Francë kanë kërkuar azil afër 80 mijë veta (79.130), që është për 22 për qind më shumë se një vit më parë, shkruan nzz.ch. 31 për qind të këresave të azilit janë miratuar, ka theksuar Pascal Brice, drejtor i përgjthshëm i Ofpra, transmeton albinfo.ch.
Në vitin 2014 shkalla e njohjes së azilit kishte qenë 28%.
Është interesante se në vendin e tretë të listës së kërkuesve të azilit janë shtetasit kosovarë. Ata, me 4650 kërkesa azili vijnë menjëherë pas sirianëve (5200) dhe sudanezëve (5060).
Rreth 97 për qind të kërkesave për azil të sirianëve janë njohur, përcjell albinfo.ch.
Rritje a numrit të azilkërkuesve në vitin 2015 sipas autoriteteve franceze shpjegohet me fluksin e përgjithshëm të madh drejt Evropës, të refugjatëve nga zonat e luftimeve si Siria etj.
Nga ana tjetër ky numër ka shënuar rritje edhe si rezultat i mbetjes në Francë të shumë refugjatëve që kishin provuar të kalonin kanalin e Lamanshit për të kërkuar azil në Britaninë e Madhe. Pasi që janë dorëzuar nga ky synim, ata kanë ngritur kampe rreth qytetit port, Calais. /albinfo.ch/
Diskutime rreth kësaj post