Kryetari i PD, Lulzim Basha ka kërkuar rishikim të buxhetit të vitit 2020 me qëllim përballimin e situatës. Në një dalje për mediat, Basha publikoi 6 masat kryesore me efekt të menjëhershëm, që sipas tij kanë qëllim mbështetjen dhe mbrojtjen e bizneseve dhe konsumatorëve ndaj efekteve negative.
“Zgjidhja është tek transparenca, tek alokimi i fondeve, tek mobilizimi real i vërtetë. Duhen përgatitur kapacitetet për ata të sëmurë që kanë nevojë për trajtim të veçantë. Kërkoj urgjentisht ti jepet fund propagandës, ti jepet fund akteve me mendësi bolshevike të kërkimit të fajit dhe të përgjegjësit diku tjetër dhe të marrin përgjegjësitë.
Ata kanë sot çelësat e shtetit, ata kanë sot çelësat e thesarit, të hapin thesarin për ti shërbyer qytetarëve”, tha Basha.
Diskutime rreth kësaj post