Ish-zv.ministri i Arsimit, njëherësh edhe mjek epidemiolog, Taulant Muka tha se ka ardhur koha që vendi ynë të planifikojë hapat për lirimin e masave në ditët në vazhdim. Sipas tij Shqipëria i ka kapacitetet për ti dhënë frymëmarrje shoqërisë.
Postimi i plotë:
“Ka ardhur koha vendi yne te planifikoje hapat per lirimin e masave ne ditet/javet ne vazhdim duke:
-bere studime te prevalences se perhapjes se infeksionit (akut ose post-infeksion) per te kuptuar se sa eshte pjesa e shoqerise e infektuar, dhe zonat qe mund te jene vatra infektimi,
-rritur kapacitetet testuese,
-rritur efikasitetin e gjurmimit elektronik si proces kyc ne nderprerjen e zinxhirt te transemtimit te infeksionit,
-organizuar me mire sistemin e “surveillance”,
-angazhuar spitalet rajonale dhe mjekun e familjes ne cdo qytet,
-edukuar dhe informuar popullaten jo ne rrezik (psh grupmoshen nen 65 vjec) mbi format e distancimit te moderuar social
-pergatitur nje plan te qarte per mbrojtjen e personave qe jane me te rrezikuar nga COVID-19 (psh. grupmosha 65+, dhe ata qe kane semundje kronike),
-krijuar strategji te ndryshme per qytete/lagje te ndryshme ne varesi te dendesise se popullates, karakteristikave demografike dhe kapaciteteve epidemiologjike dhe spitalore.
Izolimi afatgjate nuk eshte zgjidhja, dhe vend yne i ka kapacitetet per ti dhene frymemarrje shoqerise!” ka shkruar ai.
Diskutime rreth kësaj post