Një 21 vjeçar nga Mamurrasi është vënë në prangat e Policisë në Tiranë, pasi akuzohet se ka kanosur një vajzë.
21 vjeçari me inicialet Y.K i kërkonte para vajzës me inicialet A.Gj duke e kërcënuar se në të kundërt ai do të publikonte disa foto intime të saj në rrjet.
NJOFTIMI I POLICISE:
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë – Seksioni për hetimin e krimeve ndaj pronës
Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Jetës dhe Pronës në D. V. P., Tiranë, falë një pune të mirëorganizuar hetimore kapën dhe ndaluan shtetasin:
– Y. K., 21 vjeç, banues në Mamurras.
Ky shtetas ndërmjet telefonit ka shtrënguar me anë të kanosjes shtetasen A. Gj., duke i kërkuar një sasi vlere monetare për mospublikimim e disa fotove në rrjetet sociale.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, parashikuar nga neni 109/b i Kodit Penal.
Diskutime rreth kësaj post