Donald Trump është gjithnjë e më i fiksuar nga skenarë të pamundura për të rrëzuar rezultatin e zgjedhjeve. Dhe në takimet e ditëve të fundit me një grup këshilltarësh të jashtëm në Shtëpinë e Bardhë ai është shprehur se do të refuzonte të largohej nga pallati presidencial, ditën e betimit të Joe Biden në 20 janar.
Lajmi është publikuar nga CNN duke cituar burime pranë presidentit në largim që tregojnë se si pjesa më e madhe e këshilltareve zyrtarë janë shumë të shqetësuar për lëvizjet e tij të ardhshme.
Për atë ditë mbështetësit e Trump po organizojnë për ‘të një inaugurim të dytë. Në Facebook më shumë se 60 mijë persona u shprehën se do të marrin pjesë në eventin “Donald Trump, ceremonia e dytë e inaugurimit”. Organizatorët e kësaj ceremonie alternative prezantohen si një grup prej 350 mijë njerëzish të zakonshëm të cilët tregojnë mbështetje për presidentin Trump.
Ceremonia në fjalë është parashikuar në mesditën e 20 janarit, orë kur do të betohet Biden. Facebook thekson në të njëjtën faqe se presidenti i zgjedhur është Joe Biden dhe do të jetë ai protagonisti i inaugurimit në 20 janar të vitit të ardhshëm.
Diskutime rreth kësaj post