Kërcënon Greqia : Do të bllokojmë integrimin e Shqipërisë në BE
Shqipëria mori rekomandimin për hapjen e negociatave të anëtarësimit me Bashkimin Evropian, por kushtet e vendosura dhe për më tepër mungesa e një date në tekstin e progres raportit të Komisionit Europian e bëjnë edhe më komplekse situatën nisur edhe nga skepticizmi i Athinës për të reaguar me veto ndaj sjelljes që po tregon Shqipëria në raport me fqinjin jugor.
Referuar burimeve diplomatike gazeta Kathimerini shkruan se gjithçka do të vendoset në takimin e ministrave të jashtëm të vendeve të BE-së në fillim të dhjetorit dhe më pas nga samiti i lartë i BE-së po në këtë muaj. Sipas gazetës, qeveria greke është e vendosur të hedhë në tryezën e diskutimeve një sërë çështjesh në raport me Shqipërinë me fokus kryesor vendimin për prishjen e 19 objekteve në Himarë, shkruan Respublica.
“Në Athinë perspektiva e një vetojë nuk është aspak e dëshirueshme, por burime lënë të nënkuptohet se nëse Shqipëria nuk do të tregojë me vepra vullnetin për fqinjësi të mirë, veto do të vendoset për aq kohë sa do të konsiderohet e domosdoshme”, shkruan Kathimerini.
Diskutime rreth kësaj post