Pas kryeministrit Zoran Zaev edhe kreu i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela është kërcënuar sërish me vdekje.
“Kursum vo glava bi mu dal…plumb në ballë do ti jepja”, “Më e leverdishme të ishte likuiduar atëherë…”, “Duhet të vritet” janë disa nga kërcënimet që janë bërë në rrjetet sociale ndaj kreut të ASH-së dhe të publikuara nga mediat lokale në Maqedoni.
Ndërkohë që ministria e Brendshme ka nisur hetimet kundrejt autorit të kërcënimeve në rrjete sociale, teksa numri i personave që janë nën hetim për të njëjtën akuzë ka shkuar në 6, përfshirë edhe personat që kanë kërcënuar me vrasje kryeministrin Zoran Zaev.
Diskutime rreth kësaj post