Biznesmeni i njohur Petrit Ago ka folur për goditen e rëndë që ka marrë ekonomia shqiptare.
“Nisur nga studimet e OKB, parashikohet një varfëri biblike dhe vende të varfra si ne do ta njohin shumë krizën. Do ndikohemi nga Rusia, çmimi i drithërave do të shkojë shumë lart.
Për këtë situatë duhet të përgatitemi edhe më tutje, sipërfaqet e mbjella me drithë në Shqipëri janë mikroskopike. Pandemia tregoi se ne jemi të papërgatitur për të përballuar situata të tilla, ekonomia jonë është e brishtë dhe nuk është në gjendje të përballojë këto situata.
Arsyet janë të shumta, duhet punuar çdo pëllëmbë toke, tek ne ndodh e kundërta. Të dhënat e sistemit doganor për grurin nuk janë reale. Në muajin prill, si në të gjitha vendet e botës u përballëm me pandeminë, dhe nga paniku shitja e miellit ka qenë e paimagjinueshme. Shumë familje kanë sasira të konsiderueshme drithërash për arsye paniku.
Duhet që të zbutet raporti import me prodhim vendas, mundësitë janë optimale. Në Lushnje shumë toka janë djerrë dhe gjoja prodhojnë bar, por as i tillë nuk është. Kjo situatë do japë ndikime në ekonomi, pas hapjes totale post-pandemi do kuptohet realisht situata ekonomike” – tha Ago për News24.
Diskutime rreth kësaj post