Avokati i njohur Spartak Ngjela ka reaguar pas deklaratave të presidentit Aleksander Vuçiç se me Kosovën mund të shpërthejë një konflikt i ngrirë si në rajonin mes Azerbajxhanit dhe Armenisë.
Sipas tij kjo nuk do të ndodhë pasi SHBA do të ndërhyjë pasi asnjë nuk prek dot aleancën e fuqishme shqiptaro-amerikane.
Postimi i plotë:
“Presidenti i Serbisë, Vuçiç, ka humbur qetësinë dhe kërcënon me luftë, siç po ndodh në Nagoro – Karabakh.
Kot mendoni se po kërcënon Shqipërinë. Në fakt, ai po flet me Joe Binden-in presidentin e zgjedhur të Shteteve të Bashkuara, dhe mendon se e tremb presidentin e sapozgjedhur të Amerikës me llojin e konfliktit territorial që po ndodh në Nagorno Karabakh, duke thënë: “kjo mund të përsëritet edhe në Ballkan”.
l.
Është i mërzitur Vuçiç, se kishte shpresë te Trump-i dhe Richard Grenell. Trump-i tani humbi. Por, të kotë e kishte shpresën, se presidenti Trump nuk mund ta cenote dot fare botën shqiptare në Ballkanin Perëndimor. Nuk e patë sesi heshti për territoret! Asnjë president amerikan nuk e prek dot aleancën e fuqishme shqiptaro-amerikane.
As Shqipërinë dhe as Kosovën gjithashtu. Presidenti i Amerikës, nuk ka forcë që t’i heqë nga axhenda amerikane. Kurse, frika e Vuçiçit nga Biden, lidhet me pozicionin primar që Biden pati në bombardimet antijugosllave të vitit 1999, për çlirimin e Kosovës.
Vertet mendon ky kaqol se mund të trembë Joe Biden-in në hapat që ai pritet të hedhë për njohjen e pavarsisë së Kosovës?! Asnjë shpresë nuk ka më Vuçiç. Madje, duhet të shpejtojë në njohjen e Kosovës, se, në të kundërt, territori i Kosovës mund të shkojë deri në Nish. Lufta që kërkon të shpallë Vuçiç, e çon Kosovën deri në Nish, se deri aty janë shqiptatët. Dhe ai e di mirë këtë.
ll.
Ardhja e Biden-it si president i Shteteve të Bashkuara, do t’i japë një impuls të ri çështjes shqiptare në Ballkanin Perëndimor. Sepse, edhe në presidencën Obama, si zëvendës-president që ishte, Biden ka qenë aktiv maksimalisht për pavarësinë e Kosovës. Në fakt, Biden është nga politikanët më të mëdhenj në historinë aktuale të Shteteve të Bashkuara.
Biden ka qenë mbi 30 vjet senator, dhe tetë vjet zv/president i Shteteve të Bashkuara.
Kjo, politikisht përbën potencë reale politike, por, në funksion të interesit amerikan në Ballkanin Perëndimor, ku në qendër është bota shqiptare, gjithçka pritet të flasë shqip”, shkruan Spartak Ngjela.
Diskutime rreth kësaj post