Presidenti rus Vladimir Putin i ka kërkuar gjigantit energjetik “Gazprom” që pasi të përfundojë mbushjen e rezervave kombëtare të nisë të furnizojnë depozitat euopiane të gazit.
Ky vendim ishte një kthesë ndaj vendimit të marrë pak kohë më pare nga Presidenti rus.Masa e re do të zbatohet duke nisur nga 8 nëntori.Kjo lëvizje pritet të përmirësojë situatën në tregun europian të energjisë.
Në mbledhjen e qeverisë shefi ekzekutiv i gjigandit energjetik rus, Alexei Miller, tha se do të arrijë nivelin e planifikuar prej më shumë se 72.6 miliardë metra kub gaz në magazinimin e brendshëm deri më 1 nëntor dhe do të përfundojë plotësisht mbushjen e inventarëve deri më 8 nëntor. Tregjet e gazit në Azi dhe Evropë kanë arritur në nivele rekord duke shkuar në 365%.
Evropa kërcënohet nga një krizë energjetike edhe për shkak të afrimit të dimrit.
Ekspertët parlajmërojnë se teksa Europa ka nevojë për gaz ajo që do të fitojë më shumë do të jetë Rusia, ku flitet për fitime të konsiderueshme.
Rusia ka disa prej rezervave më të mëdha në botë të gazit dhe qymyrit, dhe lëndët djegëse fosile përbëjnë pjesën më të madhe të të ardhurave të saj nga eksporti.
Liderët globalë do të diskutojnë në Glasgoë për Konferencën e Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike (COP26) për të luftuar ndryshimet klimatike, në një kohë që lëndët djegëse fosile të Moskës do të sigurojnë ngrohjen e shumë familjeve të disa prej ekonomive më të mëdha të botës.
Diskutime rreth kësaj post