Nga Kavaja, drejtuesi politik për PS-në, Erion Veliaj tha se Shqipëria ka nevojë për njerëz që i shërbejnë dhe jo për njerëz që duan të tregojnë se kush është shefi, apo për të tjerë që i bëjnë duan t’i marrin gjërat me dhunë.
“Kur shikon birin e botës që hipën mbi Range Rover-in, si podium 100 mijë euro, për t’i thënë të tjerëve: ‘Unë jam më lart se ju! Ju jeni aty në rrugë të duartrokisni, unë jam mbi Range Rover, si shef i madh’. Nuk na duhen shefa, na duhen shërbëtorë, na duhen njerëz që na ndihmojnë dhe punojnë”, – u shpreh Veliaj.
Duke ju referuar këngëtares së famshme, Çiljeta Xhilaga, e cila sot u shfaq krah tij, Veliaj tha se pavarësisht bindjeve të ndryshme politike, me rëndësi është që të mos ketë përçarje dhe të mendohet bashkarisht për të ardhmen. Teksa sjelljen e Presidentit të Republikës, Veliaj e ka cilësuar si mesjetare. Sipas tij, ata që nuk janë rehat, degradojnë në ekstreme të tilla. “Nuk është e thënë të mendojmë të gjithë njësoj: nëse nuk bie dakord, shko gjykatë, por nuk rrihesh, në 2021 kjo është sjellje mesjetare. Kemi një shprehje që thotë: E bën nga belaja, kërcen nga belaja. Do të thotë se kush është i parehatshëm, kush është i dëshpëruar ka sjellje të dëshpëruara. Ai që është rehat me lëkurën e tij, që nuk i ka rënë në qafë askujt, që beson tek e drejta, tek e mira, tek e bukura, tek bashkimi, s’ka nevojë të rrihet me njeri dhe s’ka nevojë të ulërasë apo të mallkojë njerëz”, – përfundoi Veliaj.
Diskutime rreth kësaj post