Ish kryeministri Sali Berisha ka reaguar në lidhje me arrestimet e dy ish zyrtarëve të PS-së, ish deputetët Arben Çuko e Arben Ndoka.
Berisha shkruan në rrjetin social në lidhje me arrestimin e ish drejtorit të burgjeve Çuko, duke thënë se reagimi i Ramës është me të vërtetë i ndjerë, pasi në krahasim me sa ka vjedhur ai dhe ministrat e tij, krimi i ish drejtorit të burgjeve është një thërrime.
STATUSI I BERISHËS:
Kallam Deshtaku e ka te ndjere keqardhjen per Çukon!
Te dashur miq, me vrap pas arrestimit te Arben Çukos, Kallam Deshtaku reagoi duke thene: Keqardhje per Arben Çukon.
Une mendoj se keqardhja e tij per hajdutin Arben Çuko eshte e ndjere! Sepse sado qe te kete vjedhur, Çuko eshte vite drite larg ne hajni me ato qe ka vjedhur Kallam Deshtaku, Zho Zho apo ndonje minister tjeter. Krahasuar me keta, Çuko del hajdut therrimesh! sb
Diskutime rreth kësaj post