Ishte nisur drejt Italisë, por nuk arriti dot të shkonte… Kthimi mbrapsht si pasojë e mungesës së dokumentacionit dhe marrja e taksisë për t’u kthyer në shtëpinë e saj rezultoi fatal për 23-vjeçaren nga Tirana. Por jo vetëm për këtë, por edhe për shoferin e taksisë, Bujar Agalliun.
Për Elena Avdillarin ky ishte udhëtimi i fundit.
Pak orë pas aksidentit tragjik, gjithçka e mbetur aty është dëshmi e ngjarjes së rëndë. Trupi i së ndjerës pak pas aksidentit ndodhet aty, e mbuluar me çërçaf. Pamje të rënda që nuk ka shumë nevojë për koment!!!
Gazetarja Klodjana Haxhiaj ka siguruar për Gazeta Shqiptare disa pamje nga vendi i ngjarjes, ku taksia me të cilën udhëtonin 60-vjeçari dhe 23-vjeçarja u godit nga një Benz dhe u përplas në rrethimin e një karburanti. Siç duket dhe nga fotot taksia është shkatërruar plotësisht, ndërsa policia ka shpallur në kërkim edhe drejtuesin e Benz-it.
Një stilolaps, një palë atlete të bardha, një palë këpucë të kuqe, e një rimel… Kjo është pamja që ofrohet pas aksidentit tragjik, pak para hyrjes në Maminas, ku ka nisur edhe pastrimi i vendit të ngjarjes.
Ky është aksidenti i dytë i rëndë i ndodhur brenda pak ditësh. Të dielën në një aksident të rëndë humbën jetën babai dhe tre fëmijët e mitur, duke mbijetuar vetëm e ëma.
Diskutime rreth kësaj post