Ushtima ose zhurma në veshë, tinitusi, referohet si tingull i zhurmshëm që ndodh në njërin apo në të dy veshët. Tingujt mundë të jenë me zë të butë apo të lartë, të hollë apo të trashë. Te moshat e vjetra mund të jetë si shenjë që paraqet rënien e dëgjimit.
Zhurmat e veshit më së shpejti vijnë nga dëmtimi mikroskopik në mbaresën e nervit të dëgjimit në veshin e brendshëm. Lëndimet në këto mbaresa shkaktojnë edhe humbjen e dëgjimit. Ekspozimi ndaj zhurmave me zë të lartë dhe barnat me efekte anësore, si barnat anit-inflamatore, antibiotike, sedativët, barnat kundër depresionit dhe aspirina, mund të shkaktojnë tinitus, apo zhurma në veshë, në njërin apo në dy veshët. Tinitusi mund të shkaktohet edhe nga faktorë të tjerë, si bllokimi i veshit, infeksionet e veshit apo sinusit, alergjitë, shtypja e lartë dhe e ulët e gjakut, tumoret, problemet në zemër, enët e gjakut, ndryshimet hormonale tek femrat dhe anomalitë e gjëndrave tiroide.
Simptomat
Simptomat e zhurmave lidhen ngushtë me sëmundjen e Menier-it që shkaktohet nga shtimi i presionit intralabirintik (hidropsii labirintit) që është pasojë e çrregullimeve të përgjithshme vaskulare të cilat rrisin depërtueshmërinë e enëve të gjakut. Sëmundja karakterizohet me sulme siç janë: marramendja, zhurmë në veshë dhe pakësim i dëgjimit i tipit perceptiv.
Diagnoza
Mjeku juaj do të diagnostikojë gjendjen e zhurmës së veshit apo tinitusit duke bërë një ekzaminim të plotë fizik, duke u bazuar në historinë e detajuar mjekësore. Testet tjera siç janë, testi i dëgjimit (audiometria), skenimi i trurit (MRI ose CT) mundë të kërkohen për të konfirmuar gjendjen tuaj. Testi spinal gjithashtu mund të jetë i nevojshëm për të vlerësuar presionin e lëngjeve në kafkë dhe palcën kurrizore.
Trajtimi
Opsionet e mjekimit të zhurmave në veshë përfshijnë:
• Këshillat: Kjo është një komponentë edukative që ju ndihmon për të kuptuar dhe për të ndryshuar mënyrën e të menduarit në lidhje me zhurmat e veshit apo tinitusin.
• Aparatet e dëgjimit: Këto pajisje ndihmojnë njerëzit që kanë rënie të dëgjimit të shoqëruara me zhurma në veshë.
• Pajisje që vendosen në veshë: Këto janë pajisje të vogla elektronike të vendosura në veshë të cilat do të maskojnë tingëllimën duke përdorur një zë të butë, të këndshëm
• Dëgjueset që përdoren për të dëgjuar muzikë të lehtë, të këndshme, duke i përfshirë muzikat që janë për meditim, dhe që kanë karakteristikë valët e detit, shiun, tingujt e lehtë verorë, etj., që do t’ju ndihmojnë të rrini të relaksuar.
• Simulimi nervor akustik është një teknikë e re për njerëzit që përjetojnë zhurma me zë shumë të lartë kumbues. Kjo përfshinë përdorimin e një pajisje elektronike që dërgon sinjale akustike të stimuluara në tru. Ky tretman stimulon ndryshimet në rrugët nervore dhe lejon që truri të bëhet i pandjeshëm për tingujt.
• Implanti koklear ndihmon për të maskuar zhurmën në veshë dhe stimulon fijet auditore nervore.
• Terapia kundër depresionit dhe anksiolitikët që rekomandohen të përdoren për t’u çlodhur dhe për të ndihmuar gjumin.
Parandalimi
Disa këshilla parandaluese për të zvogëluar ose pakësuar zhurmat në veshë janë:
• Shmanguni ekspozimit ndaj tingujve dhe zhurmave me zë të lartë.
• Presioni i gjakut duhet të kontrollohet rregullisht dhe të mbahet nën kontroll.
• Preferohet përdorimi sa më i pakët i kripës në ushqim, sepse ajo dëmton edhe qarkullimin e gjakut.
• Pakësimi i përdorimit të kafes, çajit, kolës dhe duhanit.
• Ushtrime rutinore për të përmirësuar qarkullimin e gjakut.
• Shmangni lodhjeve, pushoni sa më shumë
• Shmangni shqetësimet në lidhje me zhurmën
Marramendja
Marramendja do të thotë një ndjesi e mosbalancimit. Ajo klasifikohet në dy kategori, në vertigo që është një ndjenjë e ndjesisë së rrotullimit me humbje të bilancit dhe ndjenja e rënies të fikët.
Marramendja shpesh shkaktohet nga furnizimi i ulët i trurit me gjak që mund të jetë për shkak të presionit të ulët të gjakut apo dehidrimit që mund të shkaktohet nga diarreja, ethet dhe të vjellat.
Të moshuarit mund të përjetojnë ndjesinë e rënies të fikët kur ata ngritën përnjëherë nga pozicioni i ulur ose i shtrirë. Ndjesia e rënies të fikët, gjithashtu mund të jetë i lidhur me gripin, presionin e ulët të gjakut, djersitjet, të ftohtit ose alergjitë. Vertigo apo efekti i ndjenjës së rrotullimit të objekteve rreth vetvetes është i lidhur shpesh me probleme të veshit të brendshëm. Kushtet tjera që çojnë në Vertigo përfshijnë sëmundjet e zemrës, infarktet dhe në këto raste pacientët mund të përjetojnë dhimbje gjoksi, humbje të të folurit dhe ndryshim në të pamur.
Shkaqet më të zakonshme të marramendjes janë:
• Vertigo paraksizmale beninje (VPB)- karakterizohen me marramendje te përkohshme gjatë ndërrimit të pozitës së kokës dhe pa dëmtime të dëgjimit. Këto shkaktohen nga traumat e kokës, ndërhyrjet kirurgjike në veshin e mesëm, përkatësisht në stapes dhe pleqëria.
• Labirintiti – Nënkupton pezmatimin e veshit të brendshëm që ndodh zakonisht pas një infeksioni viral, bakterial, mykotik dhe toksik.
• Sëmundja e Meniere-it – Është një çrregullim i veshit të brendshëm që shkakton rënie të madhe të dëgjimit, zhurma në veshë dhe marramendje. Sëmundja mund të paraqitet në njërin apo të dy veshët.
• Tumoret e veshit të brendshëm shkaktojnë zhurma në veshë, humbje të dëgjimit, marramendje dhe problemet e bilancit.
• Traumat në veshin e brendshëm
• Barotraumat shkaktojnë dëme në veshin e brendshëm dhe marramendje për shkak të ndryshimeve të presionit midis veshit të mesëm dhe të brendshëm.
Ju mund të keni ndjesinë e rrotullimit që lidhet ngushtë me humbjen e balansit. Simptomat tjera përfshijnë uljen e dëgjimit dhe tinitusin. Ndjenja e vjelljes dhe vjellja mundë të shoqërohet me vertigon që shkakton dehidratim dhe dobësi.
Mjeku juaj do të kryejë një ekzaminim të plotë fizik dhe mund t’ju pyes për simptomat shoqëruese duke përfshirë edhe anamnezën tuaj apo historinë e kaluar mjekësore. Mjeku do të kontrollojë tensionin e gjakut dhe mund të kërkojë EKG duke përfshirë testet neurologjike për të siguruar trajtimin e nevojshëm. Testet e dëgjimit mund të rekomandohen për t’u siguruar që veshi i mesëm dhe nervi auditor janë funksional dhe për të kuptuar shkakun e marramendjes.
Masa
Marramendja është një simptomë dhe jo një sëmundje dhe në qoftë se ajo nuk trajtohet në kohën e duhur, mund të çojë në probleme serioze shëndetësore.
Trajtimi përfshin kushtet themelore te sëmundjes:
• Dehidratimi – Pini sa më shumë lëngje ose merrni infuzione
• Ethet apo infeksionet – medikamentet për ethe ose antibiotikët për trajtimin e infeksioneve të përshkruara
• Nëse marramendja është për shkak të sëmundjeve të zemrës apo çrregullimeve të ankthit të lidhura me trajtimin e nevojshëm mund të iniciohet.
• Vertigo prej VPB ose Labirintiti shpesh është i trajtueshëm me ushtrime të rehabilitimit vestibular. Ajo përfshinë pozicionimin dhe manipulimin me kokën e pacientit për të hequr kristalet nga kanalet gjysmërrethore dhe në këtë mënyrë mundëson uljen e inflamacionit.
• Medikamentet si diazepami dhe antihistaminikët, mundë të jenë të përshkruar për të zvogëluar inflamacionin në kuadër të sistemit vestibular.
• Mjeku juaj mund të rekomandojë një jakë të butë që kufizon lëvizjes e kokës.
• Medikamentet antivirale si Acyclovir ose Valacyclorvir mund të përshkruhen për infeksionet virale që shkaktojnë labirintitin.
• Intervenimi kirurgjik mundë të jetë i nevojshëm te pacientët me neuroma akustike ose ndonjë çrregullim anatomik në veshë.
Disa nga masat parandaluese të marramendjes janë:
• Ngritja e ngadalshme nga pozicioni i ulur apo i shtrirë që ndryshon presionin e gjakut.
• Pini sa më shumë ujë apo lëngje për të parandaluar dehidratimin
• Hani ushqim me rregull
• Dietë në kripë
• Trajtoni infeksionet e veshit, të ftohtit, gripin dhe infeksionet tjera të frymëmarrjes që mund të shkaktojnë marramendje
• Siguroni shtëpinë tuaj që në rast të rrëzimit, të parandalohet dëmtimi serioz nëse bien në dysheme.
• Shmangni produktet të tilla si kafja apo duhani.
Diskutime rreth kësaj post