Leukonika është emri mjekësor i shfaqjes së pikave apo vijave të bardha në thonjtë tanë. Këto pika mund të dalin vetëm në një gisht ose dhe në disa në mënyrë të rastësishme. Shkaktari kryesor i lekonikës është lëndimi i shtratit të thoit.
Këto lëndime mund të ndodhin nëse ju e përplasni apo godisni thoin ose gishtin tuaj. Shfaqja e njollave është një problem shumë i përhapur dhe në shumicën e rasteve i padëmshëm.
Shumë persona të shëndetshëm, në një moment të jetës së tyre u janë shfaqur këto njolla. Për disa, pikat e bardha mund të shfaqen si pikla të përhapura në të gjithë sipërfaqen e thoit.
Për të tjerë mund të jetë vetëm një njollë e madhe e bardhë. Por ka dhe shumë shkaqe të tjera që lidhen me njollat e bardha tek thonjtë që lidhen me probleme shëndetësore.
Shkaqet dhe sinjalet për shëndetin:
Reaksione alergjik
Alergjitë ndaj manikyrit, apo lëndëve që përdoren për heqjen e tij, mund të shkaktojnë njollat e bardha në thua. Përdorimi i akrilikut apo xhelit gjithashtu e dëmton shtratin e thoit dhe mund të rezultojë në shfaqjen e pikate të bardha.
Infeksion myku
Shenja e parë e infeksionit nga myku është një njollë e bardhë në thua. Ky infeksion rritet dhe përhapet në të gjithë thoin.
Lëndim i thonjve
Nëse ju keni përplasur gishtin apo thoin në ndonjë objekt të fortë, kjo sjell krijimin e këtyre pikave të bardha. Por kur ato të jenë shfaqur ju do ta keni harruar incidentin, pasi duhet diku tek 3 javë që ato të dalin në sipërfaqen e thoit.
Mungesë mineralesh dhe vitaminash
Zakonisht lidhet me mineralin e zinkut dhe të kalciumit. Mungesa e këtyre dy mineraleve është parë që sjell formimin e këtyre njollave të bardha.
Ju këshillojmë se në lidhje me trajtimin e tyre, duhet të këshilloheni me mjekun.Pasi siç ndryshon arsyeja e shfaqjes së tyre, ashtu ndryshon dhe trajtimi. Në raste të rralla, këto njolla paralajmërojnë dhe sëmundjet e zemrës apo infeksione të brendshme, prandaj është e rëndësishme që të këshilloheni me mjekun tuaj.
Diskutime rreth kësaj post