Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se moti deri mesditën e së dielës përgjatë vijës bregdetare, parashikohet me vranësira e reshje shiu me intensitet të ulët e mesatar.
Përkohësisht, reshjet në këtë pjesë marrin karakter shtrëngatash. Dëbora e izoluar dhe ngricat, do të jenë të pranishme në zonat malore. Pasdite dhe në mbrëmje, do të nisin kthjellimet.
Era, do të fryjë me drejtim juglindje e veriperëndim, e lehtë e përgjatë vijës bregdetare mesatare deri në mesditë, duke u pasuar nga valëzim i forcës 2-3 ballë.
Temperaturat parashikohen në zonat malore -4ºC deri në 0ºC; zonat e ulëta -1ºC deri në 14ºC; zonat bregdetare 3ºC deri në 14ºC.
Diskutime rreth kësaj post