Polemikat në radhët e demokratëve të opozitës shënuan të premten një zhvillim të ri, kur ish kryeministri Sali Berisha deklaroi se Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike do të mbahet në fillim të dhjetorit.
Gjatë fjalës përpara përkrahësve të tij në Lezhë, ai tha në tubimin e fundit të serisë së takimeve publike se qëllimi është kthimi i Partisë Demokratike në rrugën e ligjshmërisë statutore.
Teksa takimin e plotë e ka shpërndarë në profilin e tij në Facebook, deklaratat janë pasuar nga reagime të ashpra të qytetarëve, të cilët nuk e kanë kursyer Sali Berishën edhe pse në faqen e tij të rrjetit social.
“Ceshtja jote ne gjykaten e Parisit eshte dorezuar dhe protokolluar vetem ,vetem protokolluar dhe jo pranuar nga nje gjukates ,pra pranimimi nga gjykatasi per tu shqyrtuar eshte faza e dyte .Ju zoti Berishes ne kete rast jeni jo i vertete ,keni genjyer degjuesit tuaj ne foltore E dyta ai ligj qe ju i referoheni per shpifje gjykata Franceze mbulon vetem kur ju keni qene shtetas francez ne momentin kur u akuzuat .Kjo eshte e verteta zotni”, i shkruan një qytetar.
Diskutime rreth kësaj post