Vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e kthjellimeve, por pasdite parashikohet shtim i vranësirave në zonat jugperëndimore.Sipas MeteoAlb, mbete në ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të lehta në të gjithë vendin tonë.
Këto kushte atmosferike vijojnë deri pas mesditës kur parashikohet shtim i vranësirave në zonat jugperëndimore dhe gradualisht gjatë mbrëmjes vranësirat e dendura do të përfshijnë gjithë territorin shqiptar. Parashikohet që edhe nata të jetë në mbizotërimin e motit të vranët.
Temperaturat e ajrit rriten në vlerat minimale por ulen lehtë në vlerat maksimale duke u luhatur nga 13°C mëngjesi në juglindje deri në 30°C mesdita në qarkun e Elbasanit. Era do fryjë e lehtë dhe mesatare duke arritur shpejtesinë 30 km/h, nga drejtimi Perëndimor, kjo do të bëjë që në brigjet detare të gjenerohet dallgëzim 2 ballë.
Diskutime rreth kësaj post