Këngëtarja me origjinë shqiptare Bebe Rexha ka treguar se edhe ajo në fillimet e saj është ngacmuar seksualisht nga ish-producenti i reperit Drake.
Ajo ka thënë se ngjarja ka ndodhur vite më parë, kur Bebe Rexha i kishte shkuar në zyrë producentit Detail. Së fundi ai po përballet me akuza për abuzim ndaj dy femrave dhe kjo e ka shtyrë Beben që të tregojë edhe historinë e saj në Twitter.
Këngëtarja shqiptare ka shkruar:
“Është e vështire dhe e frikshmë për to që të flasin për këtë çështje, por këto femra janë të forta. Ai e provoi me mua kur isha në fillimet e mia, por unë dola me vrap nga studio. Karma është një bushtër.” shkruan Bebe Rexha.
Producenti i njohur Detail akuzohet nga Kristina Buch dhe Peyton Ackley se ka abuzuar seksualisht me to.
Diskutime rreth kësaj post