Shumë personazhe të famshëm kanë dhënë kontributin e tyre me ndihma financiare pas tërmetit të fuqishëm të 26 nëntorit në Shqipëri, ku humbën jetën 51 njerëz dhe shumë të tjerë u plagosën.
Edhe Bebe Rexha njoftoi disa ditë më parë që do të jetë në Tiranë e Durrës shumë shpjet, dhe ajo duket se e ka mbajtur premtimin e saj. Nëpërmjet një videoje të postuar në Instagram këngëtarja shqiptare me fame botërore thotë se po niset së bashku me babain e saj drejt Shqipërisë.
“Qëllimi im është të ndërgjegjësoj mediat botërisht thotë Bebe. Babi dhe unë po bëhemi gati për të shkuar në aeroport”.
Edhe shumë figura të famshme shqiptare kanë dhënë ndihmën e tyre në këtë katastrofë natyrore, përmendim këtu Rita Orën, Dua Lipën e shumë të tjerë.
VIDEO:
Diskutime rreth kësaj post