Këngëtarja e njohur me fame nderkombetare, me origjine shqiptare, Rita Ora e cila luan rolin e motrës së protagonistit kryesor ne filmin “Fifty Shades Feed”, promovimi i te cilit do te behet shumë shpejt në Paris të Francës, ndodhet në Paris së bashku me Liam Payne, me të cilin këndon edhe kolonën zanore të filmit, me titull “For You”..
Por duket se Rita nuk është mirë nga ana shëndetësore dhe mjeku e ka sugjeruar të mos këndojë.
Rita ka publikuar një foto të sajën në Instagram krah së cilës shkruan: “Sapo u zgjova për punë në Paris në orën 8:00, kur fillova të shkruaja këtë status. Kuptova se diçka nuk shkonte pasi nuk ndjehesha mirë. U vizitova te një doktor dhe ai më tha që kam laringit të rëndë dhe një infeksion në fyt. Kurrë nuk kam dëgjuar për këtë të dytën më parë.
Është gjithmonë e frikshme kur zëri yt është në një gjendje të brishtë! Mos u shqetësoni, unë jam ende duke u përpjekur me gjithë vështirësitë që të performoj me Liam Prayne në premierën e “Fifty Shades Feed”! Më uroni fat!”.
Diskutime rreth kësaj post