Artistja e mirënjohur dhe mjaft e dashur për publikun, Eneida Tarifa, një prej këngëtareve më të spikatura të muzikës shqiptare, është një tjetër emër që i bashkohet Partisë Socialiste.
Ajo dhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, zhvilluan një bashkëbisedim me një grup të rinjsh të Njësisë 1 në Tiranë, ku zbuloi për herë të parë arsyen përse beson se forca politike me të cilën është bashkuar është zgjedhja dhe drejtimi i duhur jo vetëm për një artist, një grua dhe një nënë të re, por për këdo që kërkon që vendi të ecë përpara.
“Kur kam votuar për herë, kam pasur një emocion të jashtëzakonshëm. Më dukej sikur dola në jetë dhe do t’i zgjidhja problemet vetë. Të votosh është sigurisht një nga gjërat kryesore, por të mendosh se për kë do të votosh është edhe më e rëndësishme. Me zhvillimet që kanë ndodhur gjatë këtyre viteve, duke marrë parasysh që jam edhe këngëtare, artiste, por edhe nënë sigurisht, mendohem edhe për të ardhmen e vajzës sime dhe të fëmijëve të shoqeve të mia, mendoj se ky është drejtimi i duhur. Është zgjedhja e duhur që ne të vazhdojmë punët përpara dhe të jemi të sigurtë që kudo që të shkojmë, të themi: Jam nga Tirana, nga Shqipëria”, – iu drejtua Eneida të rinjve.
Këngëtarja dhe prezantuesja e njohur u shpreh se jo vetëm ata që jetojnë sot në kryeqytet, por për këdo që vjen e sheh për herë të parë apo i rikthehet pas një kohe të gjatë Tiranës, ndryshimi është i dukshëm.
“Përpara kemi vazhdimin e një pune mjaft të bukur që ka nisur me vënien në krye të Bashkisë të Erion Veliajt. Kam shumë kolegë që kanë ardhur dhe kanë parë ndryshimet në Tiranë. Ka shumë artistë të cilët duan të vijnë ta vizitojnë, sepse kanë dëgjuar shumë për punën që bën kryetari i bashkisë”, – tha Eneida.
Diskutime rreth kësaj post