Bukuria e saj si nje vajze e re te ben pershtypje sa here e sheh te dale ne ekran.
Kengetarja Liljana Kondakçi, duket se ka patur shije të veçantë edhe në modë. Tema e sotme në studion “Rudina” ka qenë pikërisht moda viteve 80-90 në Shqipëri.
Një modë që frymëzohej dhe krijohej nga figura të njohura, të kinemasë dhe muzikës. Ishte Liljana Kondakçi dhe personazhe të tjerë publikë që në ato vite ishin shembull për shumë gratë dhe vajza në Shqipëri.
Kondakçi me veshjet e saj ishte një model për t’u ndjekur. Nën lupën e stilistes së njohur Stela Sallaku, në një shkrim të fundit, artistja etiketohet sikur ka dalë nga revista e modës “Vogue” .
Sallaku dhe Kondakçi ishin të dyja në studion e “Rudina”, ku kanë folur për stilin e asaj kohe dhe modelet e përshtatura të dikurshme në vitet e sotme.
“Fillimisht ka qenë e vështirë, sepse televizioni nuk ka patur garderobë, më pas u krijua një e tillë. Kinostudio kishte garderobën e saj. Unë kam zgjedhur gjithnjë copa dhe ngjyra vetë. Dikur shikonim edhe revista, kisha shumë kuriozitet, s’mund të dilja çdo natë me të njëjtën veshje.
Më ka mbetur në mendje një fustan që e kam veshur në një koncert recital me ku kam qenë me Kozma Dushin, por nuk ekziston si filmim. Ai ishte me pala korenti, ishte material i derdhur, ngjyrë bojqielli me lule të vogla. Ka qenë me mëngë me fruda. Një tjetër fustan kam patur edhe në një festival ku kam kënduar me Ema Qazimin, kanë qenë veshje shumë të bukura”, tha Kondakçi.
Këngëtarja po ashtu tregoi edhe sekretin e rinisë së saj teksa tha se janë ushtrimet fizike, ushqimi dhe muzika, ata që e mbajnë gjithnjë në formë.
Këngëtarja lirike e viteve ’80 Liliana Kondakçi ka vuajtur denimin me burg në Itali për akuzën e transportimit të drogës.
Diskutime rreth kësaj post