Padyshim që Era Rusi mbetet një nga këngëtaret më të dashura për publikun shqiptar.
Teksa ishte sot e ftuar në emisionin Top Show Magazine, këngëtarja rrëfeu një nga sikletet e saj kur kishte pranuar të këndonte në një dasmë.
Ajo tregoi se gjatë gjithë kohës bezdisej nga babai i dhëndrit, ndërsa tha se ky i fundit nuk kishte nguruar madje edhe ta ngacmonte në sy të gruas së tij.
“Më mori dikush në telefon dhe më ofroi që të këndoja në dasmën e djalit të tij. Që në takimin e parë vura re që ishte pak e çuditshme sepse pyesja dhëndrin, përgjigjej babai. Babai i djalit më merrte çdo ditë në telefon.
Kemi dasmë – më thoshte. Kemi – i thosha unë!
Ditën e dasmës së tij më ngel makina në autostradë dhe i them që më ka ngelur makina. Mos e vrit mendjen – më tha – presim deri sa të vish ti. Babi i dhëndrit po më gjuante sade fare, edhe në sy të gruas.
Ça do të bësh pastaj? – më pyeti. ‘Do të fle gjumë’ – i thashë. Ndaj që nga kjo kohë, vendosa të marr menaxher se nuk i përballoja të tjera si kjo”, tregoi Era plotë humor.
Diskutime rreth kësaj post