Këngëtarja me famë botërore, Rita Ora, dukej plot elegancë teksa ndau një sërë fotografish të mrekullueshme në profilin e saj Instagram.
Këngëtarja 31-vjeçare u shfaq e veshur me një fustan të ngushtë dhe të gjatë deri në fund të këmbëve, ngjyrë të kuqe i kombinuar me motive të bardha.
Ajo i kishte të kapura flokët me një kapëse, duke i lënë me një stil të çrregullt, ndërsa e kompletoi pamjen e saj me një grim të lehtë dhe buzët e kuqe të ndezur.
Rikujtojmë se konkurenti i Ritës ka triumfuar në “The Voice Australia”.
Mirëpo ajo që ndodhi është se shumë njerëz, nuk ishin të kënaqur me rezultatin.
24-vjeçari u përball me 3 finalistë të tjerë: Thando Sikwila, Jordan Tavita dhe Faith Sosene, dhe disa mendonin se fitorja e tij nuk ishte e merituar.
Njerëz të shumtë akuzuan emisionin, duke thënë se çmimi iu dha Lachie vetëm se ishte i bardhë dhe tre konkurrentët e tjerë me ngjyrë.
“Me siguri askush nuk është i befasuar që djali i bukur i bardhë fitoi”, shkroi një person në Twitter, ndërsa dikush tjetër shtoi: “Lachey fitoi? Tinguj për të bardhën”.
Diskutime rreth kësaj post