Kënga Magjike 2019 u fitua nga Eneida Tarifa me këngën “A do ma zgjasësh dorën”. Në vendin e dytë doli Fifi, ndërsa vendin e tretë e zuri Anxhela Peristeri. Edhe këtë herë ky kompeticion nuk kaloi pa zhurmë.
Këngëtarja Xheisara ka hedhur ‘kunja’ ndaj mënyrës se si e vlerësoi Jonida Maliqi duke u shprehur se nuk mund ta gjykojë dot dikush që nuk ka provuar të këndojë live. Ajo u shpreh e zhgënjyer nga Jonida Maliqi e cila nuk e votoi interpretimin e saj live.
“Deri në një pikë dhe ndodhi prap si kësaj rradhe. Presioni ka qenë i madh në “Këngën Magjike”. Që në momentin që “Kënga Magjike” është bërë live dhe mbrapa kushdo që do të ishte në juri do më jepte sugjerime ose do më këshillonte për diçka të mirë do ja pranoja, por njerëz që nuk kanë kënduar asnjëherë live në skenën e “Këngës Magjike”, s’mund të më gjykojë sepse nuk e kanë provuar vetë,”– tha ajo duke thumbuar në mënyrë jo të drejtpërdrejtë Maliqin.
“Një nga arsyet që Jonida nuk të votoi ishte që intirpremetimi i Live nga ai i YouTube ishte shumë ndryshe,”– i tha moderatorja Fatma.
“Më thuaj një nga këngëtarët që nuk stonoi edhe e nxorri këngën pikë e presje siç e ka aty në YouTube. Që të më drejtohet mua dikush dhe të më thotë ti nuk e bërë, çohu ti dhe hajde në vendin tim. E prisja nga të gjithë ata, nga Jonida Maliqi nuk e prisja kurrë sepse siç e tha ajo vetë unë kam pasur një marrëdhënie tjetër, në një kompeticion tjetër, ajo më ka mbështetur dhe realisht më ka mbështetur shumë faleminderit”.
Diskutime rreth kësaj post