Modelja Sara Gjordeni është përballur me ish-partnerin e saj, Endrik Beba në shtëpinë e BBV, pasi këngëtari është bërë pjesë e garës mbrëmjen e së martës.
Në klipin prezantues, Endrik Beba u shpreh se me një nga banoret kishte pasur një histori dashurie, por pa zbuluar emrin e Sarës. Megjithatë u kuptua nga të gjithë banorët pasi lidhja e tyre 9 vite më parë ka qenë publike, ndërsa modelja ka qenë edhe pjesë e një videoklipi muzikor të tij.
I pyetur nga Meriton Mjekqi se përse foli për lidhjen me Sarën në klip, ai u shpreh se: “E kam parë historinë që është krijuar këtu. Historia që kam pasur unë është para shumë vitesh. S’kam asgjë provokative, unë të gjithë këtu do t’i respektoj, i vlerësoj të gjithë si njerëz. Nuk do të ndërhyj. Është një gjë që dihet. Kur të dalësh do e kuptosh pse e kam thënë”, tha ai.
Ndërsa vetë Sara teksa po fliste me partnerin e saj me të cilin nisi lidhje në BBV, Bardhin, u shpreh se: “Nuk dua të nxitohem sepse familja ime sheh dhe ka qenë shumë e lënduar nga çfarë ka bërë ai”.
Diskutime rreth kësaj post