Kryeministri Edi Rama gjatë ditës së sotme kritikoi ish-aleatin e tij në qeverisje, Lëvizjen Socialiste për Integrim, sa i përket punonjësve në administratë
Ai tha se kanë gjetur edhe këngëtarë që punonin në Agjencinë Kombëtare të Burimeve Natyrore, duke thënë se kjo kohë do të iki. Por për këtë akuzë, ka reaguar vetë këngëtari në fjalë, i cili është Klajdi Musabelliu. Këngëtari që u bë i njohur për të gjithë shqiptarët nga programi i parë i “Ethet e së Premtes Mbrëma” i është përgjigjur kryeministrit Rama përmes një statusi në rrjetin social.
“Unë këngëtar, gazetar dhe aktor dublant jam i nderuar koleg piktor. Por më mirë këngëtar dhe me dinjitet, sesa të lëpi mendere në këtë kohë bandash, droge dhe neokomunizmi që po instalon ti. Vdekja Fashizmit Liri Popullit, i nderuar”, shkruan Musabelliu në rrjetet sociale.
Aty, ai ka postuar edhe një foto të tijën me kryeministrin Rama në moshë më të re, dhe diplomën që tregon se është diplomuar për Shkenca Komunikimi.
Diskutime rreth kësaj post