Redon Makashi është padyshim një ndër artistët i cili është përndjekur me pyetjen klishe ‘Kur do martohesh’. Tashmë me zerese një jetë pjesë e ekranit, kureshtja e publikut është e madhe për kantautorin me baladat e të cilit çdokush ka dashuri t’i dëgjojë.
Thuajse në gjitha intervistat, ai jo vetëm është përballur me këtë pyetje, por i kanë dhe kërkuar llogari se cila është partnerja e tij dhe nëse do bëhet baba ose jo.
I ftuar në “E Diell” në rubrikën “Qysh e don shoqnia”, Redon Makashi në praninë e miqve të tij Dashnor Dikos, Elinara Shehut, Bled Sejkos dhe Ardita Mullait vendosi të djegë me pahir shaminë e beqarit.
Edhe pse e bëri show-n, i lumturoi miqtë dhe të gjithë e panë ritualin e djegies së shamisë aq shumë të dëshiruar prej të gjithëve, në fund simbolika që Redoni donte të transmetonte ishte: “Jeta ime është private dhe mos më pyesni më se kur do martohem!”
Pra Redoni është ende beqar, i martuar apo me këtë thjesht i mbylli gojën portaleve? Kujtojmë se për shumë kohë ai është përfolur për jetën e tij private.
Përsa i përket karrierës, Redoni vazhdon të jetë aktiv me koncerte live, ndërsa është shkëputur nga pjesëmarrja në festivale sepse në shumë raste është ndjerë i pavlerësuar.
Diskutime rreth kësaj post