Stresi ka konfirmuar pjesëmarrjen në protestën që ka thirrur Sali Berisha, kundër ardhjes së presidentit Aleksandër Vuçiç nesër në Tiranë, protestë e cila sipas mediave serbe ka si organizator edhe babain e këngëtarit, Sali Lushjan. Stresi thotë se nesër është në protestë, jo kundër mysafirëve, por kundër të zotit të shtëpisë.
Postimi i Stresit:
“Nesër do jem në protestë jo për të protestuar kundër mysafirëve, por kundër të zotit të shtëpisë. Kundër të zotit të shtëpisë që nuk përfaqëson dot shumicën e shqiptarëve, ndonëse në zgjedhjet e fundit ishte më i votuar se pengu i tij. Ai nuk u votua nga shumica absolute e shqiptarëve.
I zoti i shtëpisë nuk mund të shpallë mikun e tij personal si mik të Shqipërisë. As të Shqiptarëve. Aq më keq kur ulet në krah të tij dhe përballë Kosovës, shqiptarëve! Ky pozicion politik i qeverisë sonë është i papranueshëm! Kush nuk njeh Kosovën nuk respekton as Shqipërinë!
Mysafirin ta rehatojnë si mysafir, por jo si mik të Shqipërisë e shqiptarëve, të cilët ende nuk i njeh si shtet e as i respekton si komb. Protesta është jeta e një kombi dhe zemra e demokracisë. Do jem aty si qytetar, patjetër!”, shkruan Stresi.
Diskutime rreth kësaj post