Korab Shaqiri ka pasur nevojë për ndërhyrje kirurgjike në fytin e tij. Këngëtari Korab Shaqiri probleme me shëndetin. Express ka mësuar se këngëtari ka pasur nevojë për intervenim të mjekëve në fytin e tij, duke bërë operacion bajamet.
Kjo i pamundëson artistit të këndojë për një kohë të pacaktuar, duke i prishur edhe planet për disa projekte që kishte për t’i realizuar.
Korabi kishte gati një këngë për festën e 28 nëntorit, por nuk arriti ta përfundonte duke i mbetur kështu në gjysmë ky dhe disa projekte tjera.
Artisti gjithashtu merr pjesë në edicionin e këtij viti në ‘Kënga Magjike’ dhe nuk dihet nëse do të mund ta interpretojë këngën ‘live’ në netët finale që do të mbahen në fillim të dhjetorit.
VIDEO:
Diskutime rreth kësaj post