Kantautori i njohur Eugen Bushpepa, ka rrëfyer të pathëna nga jeta e tij profesionale, ku për herë të parë këngëtari ka treguar një nga gabimet e tij më të mëdha në jetë.
Eugenti tha në “A Live Night,” se pas mbarimit të “Eurovisionit” ai kishte pasur në plan të merrej me një album ose të kishte një biznes, i cili nuk i shkoi ashtu siç duhej dhe pati përplasje më karrierën e tij muzikore, duke e lënë pas dore.
“Pas Eurovison kisha dy plane ose do merresha me një album ose me një biznes dhe unë nuk jam tip që mund të hap biznese dhe e kam marrë vesh vonë. Një ndër gabimet më të mëdha gjatë karrierës time ka qenë hapja e një biznesi ku unë performoja, ishte më shumë një diçka për të afruar njerëzit afër vetes, por që nuk shkoj ashtu si duhej.
Më mori energji të tepërta, më la pa kompozime të reja edhe pse kisha përballjen e publikut, merrja ngrohtësinë e publikut javë për javë, por nga ana tjetër, nga pikëpamja artistike e të bërit art më la shumë mbrapa. Kështu që, një nga gabimet më të mëdha të jetës time kjo mund të ketë qenë. Ka ndodhur para 3 vitesh dhe unë që mendoja se isha i pjekur”,– tregoi Bushpepa.
Po ashtu, ai ka nxjerrë në pah elementet e “shëmtuara” të muzikës në tregun shqiptar vitet e fundit.
Sipas tij, disa tekste nuk kanë logjikë.
“Tekstet e mirëfillta, sipas meje, nuk ka muzikë të shëmtuara. Tekste të shëmtuara ka pafund tregu shqiptar të them të drejtën. Nuk po them të jenë vetëm tekste filozofike se duhen edhe tekste realiste, por duhet që teksti të përcjellë një ndjenjë. Edhe rebelizmi mund të jetë ndjenjë, por jo ta reklamojmë diçka të tillë, por të flasim për dashurinë. Fjalët përdoren shabllon, nuk ka fije logjike Brenda teksteve shqiptare, për mendimin tim”, pohoi këngëtari.
Diskutime rreth kësaj post