Grupi i “Zëri i Bilbit”, ka pritur me këngë labe Kryeministrin Edi Rama, ndërsa u hap rruga Kardhiq-Delvinë, ku brenda tunelit të Skërficës, grupi performoi me vargjet e krijuara enkas për këtë moment, me lavde për Kryeministrin dhe Ministrat.
“Tre janë emrat që ja bënë
Këtë dhuratë labërisë
Damjani edhe Balluku dhe kreu i qeverisë”, janë disa vargjet e këngës labe.
Nuk është hera e parë që për kreun e qeverisë labët ia marrin këngës, ndërsa grupi sqaron:
“Mbase do merren me grupin
Që e mburrëm qeverinë
Kush punon për këtë truall
Këngën labe ka shpërblim”
Të pranishëm në ceremoninë e hapjes së tunelit të Skërficës, ishin Ministrat Belinda Balluku, Damian Gjiknuri, Mirela Kumbaro, Kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiakët e qyteteve të jugut.
Vargjet:
I thotë qafa e Skërficës
Luvadhit dhe Gramatesë
Paska dhe male mbi male
Që të çajnë mes për mes.
Tre janë emrat që ja bënë
Këtë dhuratë labërisë
Damjani edhe Balluku
Dhe kreu i qeverisë
Nisën punimet e para
Seneja 2000 e shtatë
Por e sosi Edi Rama
Më pak se gjysëm mandatë
Ti e lidhe labërinë
Me rrugë kryq e terthorë
Kurveleshin me Himarën
Tepelen Kuç edhe Vlorë.
Këtu mezi shkonin trimat
Për Senicë e Taroninë
Tani lidhet me tunelin
Gjirokastra me Delvinë
Mbaso do meren me grupin
Që e mburrëm qeverinë
Kush punon për këtë truall
Këngën labe ka shpërblim.
Diskutime rreth kësaj post