Pas përfundimit të ‘Këngës Magjike’njëra nga anëtaret e jurisë, Kozeta Kurti bëri një postim në Instagram ku shfaqi hapur opinionin e saj lidhur me atë që po ndodhte me muzikën shqiptare.
Ajo shkroi se grupi “Urban Band’ dhe këngëtarja gjeorgjiane Nutsa e meritonin fitoren dhe nga ana tjetër për fituesin ajo kishte disa pakënaqësi të vogla.
“Dua t’u kthej një përgjigje për së largu çdo syleshi. Eskorta në Dubai, po merren me muzikë unë nuk e di se ku e ka futur kokën shumica e finalistëve, pasi e ka parë atë vajzën të këndojë në skenë.
A është Alban Ramosaj këngëtari më i mirë i Festivalit? Jo, nuk është! A e mbrojti dot këngën? Jo, nuk e mbrojti. (ata që e mbrojtën këngën, mund t’jua numëroj ndoshta me gishtërinjtë e vetëm njërës dorë).
Por Albani ka këngën! Dhe kënga është e para. Kur ke këngën, këngëtarin e gjen. Me këtë dua të them se ndoshta ka ardhur koha të ndryshojë e të rikthehet sistemi, siç ndodhte dikur në këtë vend e siç ende në botë ndodh shpesh: producentët e kompozitorët t’ua përshtatin krijimtarinë e tyre interpretuesve dhe jo këta të fundit të bredhin studiove e të kërkojnë këngë”, shkroi ajo.
Menjëherë pas deklaratës së saj, ka reaguar edhe këngëtari Flori MumaJesi përmes një postimi në Instagram, ku u shpreh se: “Një shkrim i nxituar nga mllefi kolektiv! Ftoj të gjithë syleshët që morën pjesë në festival që nga fituesi deri tek ata që nuk patën mundësi të kualifikohen, të mos ndihen sylesh!
Kam shkëputur nga shkrimi vetëm thikat e panevojshme! Çfarë arrogance për të gjithë ne syleshët që mbetëm në dorën tënde, të na votosh dhe të na vendosësh epitete më pas! BRAVO! TË LUMTË” !
“Mbase e meritojmë të na votosh si të duash, por të lutem, përtej kësaj mos e mpreh shpatën pa numëruar deri në 10.
Si mikeshë që të kam edhe pse nuk shquhem për të numëruar deri në 10, po e bëj Kozeta Kurti.”
Ndërkohë që sërish Kozeta nuk e ka lënë me kaq deklaratën e saj,dhe ka reagur përmes një postimi në llogarinë e saj në Instagram.
“Qyqja! Zemër! Muzika është më e madhe se Kënga Magjike. Refleksioni është përtej Kënga Magjike, ndonëse e drejta e interpretimit është tërësisht personale! Më vjen vërtetë keq që vetë-etiketohesh sylesh. Sylesh është çdo profil pa identitet në rrjete sociale”, shkroi ajo.
Diskutime rreth kësaj post