Sot në emisionin “Live from Tirana” ishte e ftuar në studio këngëtarja dhe njëkohësisht ish-konkurrentja e edicionit të dytë të “BBV”, Keisi Meidini. Si ka qenë kjo eksperiencë për bukuroshen?
Këngëtarja dhe njëkohësisht ish-banorja e edicionit të dytë të “Big Brother VIP”, Keisi Medini, ishte sot e ftuar në emisionin “Live from Tirana” në Top Albania Radio.
Gjatë kësaj interviste, bukuroshja ka folur për eksperiencën e saj brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.
“Një trampolinë për karrierën time, njerëzit më njihnin vetëm si influencere. Ndodhën shumë gjëra aty brenda dhe nuk e tregova zërin tim. Nuk e bëra sepse u fokusova të mposhtja frikërat. Ashtu siç doja unë ashtu shkuan gjërat. Unë nuk bëj gjëra për show, kam qenë shumë reale dhe nuk mund të bëja gjëra në kuadër të lojës. Të jesh reale del pak me humbje por unë kjo jam. Më mirë kështu”, tha ish-banorja e BB VIP.
Diskutime rreth kësaj post