Ndonëse sapo ka hyrë në tregun muzikor shqiptar, ai po korr shumë sukses. Redon Berani nuk është i panjohur për publikun pasi është djali i çiftit të famshëm nga Kosova, Gili dhe Ilir Berani. Ai ka ndjekur hapat e prindërve të tij, ndonëse në një rrymë krejt ndryshe pasi merret me hip hop.
Në një intervistë për emisionin “Abc-ja e mëngjesit” me moderatorin Alban Musa, ai rrëfeu më shumë detaje rreth projekteve të tij. Redoni tregoi se po punon për të sjellë albumin e tij të dytë që mban titullin “Notorious 2” që pritet të vijë disa muaj pas albumit të parë, që përmbante gjithsej 10 këngë.
I pyetur nga moderatori se çfarë mendojnë prindërit për faktin se ka zgjedhur një rrymë muzikore ndryshe nga ata, Redoni theksoi: “Kanë qenë shumë përkrahës dhe kanë kuptuar se bota është ndryshe prej tyre. Ne jemi mësuar me një tjetër lloj stili. Janë pajtuar me këtë gjë”, tha ai për prindërit e famshëm.
Ndërkohë, pyetjes nëse do të sjellë një këngë të re së shpejti, ai tha se ka një bashkëpunim me dy artistë grekë. Kënga do të mbajë titullin “Open Ballkan”. “Për momentin kam një këngë që kam realizuar me dy artistë grekë dhe do të lancohet shumë shpejt. Më pas do të dalë albumi i dytë.”, tha ai.
Diskutime rreth kësaj post