Shqipëria sot feston 110– vjetorin e shpalljes së pavarësisë. Më 28 Nëntor 1912, Ismail Qemali ngriti flamurin në Vlorë duke shpallur Shqipërinë shtet sovran dhe të pavarur.
Që në orët e para të ditës kanë nisur urimet zyrtare dhe nga institucionet, për tu pasuar më vonë me postimet e panumërta në rrjetet sociale, padyshim edhe nga shumë personazh të famshëm.
Por Dojna Mema bëri ndryshimin. Ajo nuk pati një urim për këto festa, por një revoltë.
Krahas një imazhi me disa rreshta të Faik Konicës, Dojna shkruan:
“Sot është dita kur zgjohet një lloj katergorie “patriotësh” patatinash që e bëjnë qesharak patriotizmin në vetvete.
Fjalët e Konices janë shkruar në 1900-en , kështuqë kursejeni “O sa mirë me ken shqiptar” e lloj-lloj teprimesh të tilla sepse nuk është mirë ‘me ken shqiptar’ kur ke po të njëjtat probleme si 100 vjet më parë.”
Diskutime rreth kësaj post