Aktorja Eliona Pitarka nuk i ka mbajtur dot lotët gjatë thirrjes së saj për të gjithë qytetarët që të çohen në protestë për të mbrojtur fëmijët.
Gjatë deklaratës së saj në protestën e shoqërisë civile për dhunën e ushtruar në kopshtin privat “Stinët” ndaj vogëlushes 3-vjeçare nga edukatorja Majlinda Dehima, aktorja tha se kemi prekur fundin si shoqëri teksa ka përsëritur thirrjen për drejtësi.
“Arsyeja pse vendosëm ta zhvillonim pikërisht këtu para Ministrisë së Arsimit është pikërisht për faktin që duam t’i bëjmë pyetjen se “si ka mundësi një kopsht i palicensuar në mes të Tiranës?” Kjo është e patolerueshme dhe kjo është kërkesa që unë i bëj. Hapi i parë i problemit është tek Ministria e Arsimit, të kontrollohet çerdhe për çerdhe private. Janë duke punësuar njerëz të paaftë, të palicensuar dhe njerëz që nuk kanë kualifikimin e duhur për të edukuar fëmijët tanë. Ata nuk e meritojnë emrin “edukatorët tanë”. Realisht kemi prekur fundin. Nuk mund ta besoj që jemi duke jetuar në një realitet të tillë ku po na vriten, po na sakatohen fëmijët dhe nuk po merren masa. Të gjithë zinxhirët e të gjitha institucionet, si mund të heshtësh, si mund të transformosh dhe të fshehësh provat para krimit të një fëmije? Si mund të marrësh rryshfet me pafajësinë e një fëmije, me jetën e një fëmije? Kjo është e tmerrshme, realisht më vjen shumë keq që po jetojmë në një realitet të tillë dhe se si i kemi prekur fundin. Nuk mund të na bëjnë diçka më të tmerrshme se kjo! Nuk mund të rrimë zgjuar! Duhet të çohemi për fëmijët tanë, nuk mund ta rrimë më në gjumë. Le të çohemi të gjithë dreqi ta hajë, janë fëmijët tanë! Janë duke i vrarë dhe sakatuar dhe ne do të rimë të qetë? Kjo është e padurueshme! Duam drejtësi!”
Diskutime rreth kësaj post