Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka deklaruar se demokratët kanë paguar një faturë të lartë për një kohë të gjatë.
Gjatë një takimi me demokratët e degës 7 në Tiranë, Basha u shpreh se shumica dërrmuese e shqiptërëve nuk e duan këtë qeveri pasi ka vështirësuar jetesën dhe ka larguar rininë.
“Ne kemi paguar një faturë të lartë për një kohë të gjatë dhe jo demokratët por dhe qytetarët në të gjithë vendin janë ndjerë të papërfaqësuar. Nuk jemi këtu për të vajtuar çfarë kaluam, por për të mësuar dhe për të ecur përpara. Kjo është barra jonë për të krijuar klimën e nevojshme për ta çuar këtë detyrë deri në fund.
Rruga që na pret është plotë me sfida, por ajo që na mban në këtë betejë, kurrë nuk ka qenë më e qartë dhe më e drejtë. Shumica dërrmuese nuk e duan këtë qeveri pasi ka vështirësuar jetesën e qytetarëve, ka larguar rininë dhe nuk duket me sy mbarimi i kësaj mynxyre. Duhet të dalim nga ky rreth vicioz, duke çarë një rrugë të re për qytetarët. Si do ta arrijmë këtë nëse kultura e politike është e vjetra. Kjo është sfida, ky është kapërcimi që po bëjnë demokratët edhe këtu në degën 7. Një kulturë e re politike duke vënë në qendër njerëzit. Kësaj i kemi dalë për zot”, u shpreh ndër të tjera Lulzim Basha.
Diskutime rreth kësaj post