“Kemi humbur 200 milionë, s’do të ketë blerje 100 milionë euro” Leonardo beson se këtë verë, s’do të ketë blerje si viteve të fundit deri në 100 milionë euro.
Drejtori sportiv i PSG-së, Leonardo, ka konfirmuar se klubi francez ka humbur së paku 200 milionë euro nga kriza e koronavirusit.
Ai e ka pranuar se për dallim me vitet tjera, afati kalimtar i verës do të jetë shumë shumë më ndryshe.
“Duhet të gjejmë zgjidhje të mira dhe jo shumë të shtrenjta”, ka thënë Leonardo.
“Kemi humbur 200 milionë euro nga kriza e shkaktuar nga Coronavirus”.
“Me disa ndryshime të vogla, pavarësisht largimeve, niveli i skuadrës sonë do të mbetet i lartë. Nuk do të jetë e lehtë të zëvendësojmë lojtarë si Thiago Silva ose Cavani”.
“Mbappe? Është e ardhmja e PSG-së. Nuk besoj se do të ketë transferime me vlerë 100 milionë euro. Askush nuk do të mund të shpenzojë kaq shumë para, as ne”.
Diskutime rreth kësaj post