Kandidati i “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi iu përgjigj akuzave të Erion Veliajt pasi ky i fundit tha se nuk ndërtoi asnjë shkollë dhe kopësht sa ishte deputet i zonës.
Në Çim Peka Live, Këlliçi tha se Veliaj ka humbur qetësinë, aq sa i kërkon deputetit të opozitës të bëjë investime publike.
Këlliçi tha gjithashtu se Veliaj u braktis nga qytetarët në Kombinat, ndërsa në takim kanë marrë pjesë vetëm punonjësit e policisë bashkiake dhe ata të UKT.
“Në Kombinat ka marrë përgjigjen më të mirë dje. Një braktisje edhe nga punonjësit e vet të policisë bashkiake dhe UKT që më kanë shkruar nga Kombinati. Kanë qenë 120 punonjës administratë dhe asnjë tjetër. Ka vënë një rekord botëror në politikë që i kërkon deputetit të opozitës dhe kandidatit që s’ka bërë asnjë kopësht, asnjë çerdhe. Ky është Erion Veliaj, kjo është fytyra e vërtetë e tij, ky është personi që kam përballë në këtë garë. Unë e kam bërë një çerdhe, sot ka shkuar poër herë të parë në Astir dhe ka prezantuar një çerdhe dhe kam marrë mesazhe pafund nga qytetarët që më thonë Belind të jemi mirënjohës se ke dy vite si deputet dhe 5 muajt e fundit që në çdo media ti del dhe flet për zonën e Unazës së Re dhe Astirit që nuk kanë asnjë kopësht, asnjë çerdhe dhe asnjë shkollë, një zonë me 72 mijë banorë sa Pogradeci. Këtë e ka bërë të mundur kryebashkiaku aktual i cili vetëm për këtë qëllim për të ndërtuar kopshte dhe shkolla me taksën e përkohshme, ai ka mbledhur 42 mln euro për këtë qëllim dhe ka lënë 72 mijë banorë pa asnjë kopësht, pa asnjë çerdhe, pa asnjë shkollë. Ka rindërtuar vetëm 12 shkolla të reja me 42 mln euro dhe 9 të rindërtuara, ndërkohë disa shkolla të tjera janë bërë me fondin e Katarit”, tha Këlliçi.
Diskutime rreth kësaj post