Në takimet me banorët e zonës së Kasharit Belind Këlliçi ka premtuar transparencë për përdorimin e buxhetit nga Veliaj gjatë këtyre dy mandateve.
“Taksat tona janë vjedhur, ju jap fjalën pas 14 Majit në bashkinë e Tiranës do të bëhet transparencë e plotë auditi, do të hapen të gjithë dokumentat në mënyrë që qytetarët të kuptojnë çfarë ka ndodhur me taksat e tyre. Ku kanë shkuar taksat, fondet dhe paratë tuaja. Ne nuk jemi të varfër, ne jemi të vjedhur dhe ky është një realitet i trishtë për Tiranën.”
Në takimet me banorët e zonës së Kasharit, Këlliçi tha se transporti publik falas do të jetë falas në qytet dhe në të gjithë fshatrat e Tiranës. Këlliçi premtoi të subvencionojë biletat për 200 mijë qytetarë në ditë dhe të modernizojë stacionet.
“Ky është stacioni më i mirë i Kasharit dhe shiheni në çfarë gjendje është. Pas 14 Majit, me autobusin falas që ne kemi premtur dhe do ta bëjmë realitet, në qytet dhe në të gjithë fshatrat e Tiranës padiskutim do jetë pa pagesë. Do të subvencionojmë 200 mijë qytetarë në ditë, por mbi të gjitha do modernizojmë stacionet, do vendosim orare. Do ta lidhim me GPS autobusin në mënyrë që qyetarëve t’u dalë një tabelë elektronike këtu, vonon autobusi, vjen për 10 minuta.”
Kandidati i koalicionit opozitar “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi premtoi rikonstruksionin e aksit dytësor përgjatë autostradës Tiranë-Vorë dhe menaxhimin e mbetjeve urbane
Këlliçi premtoi 7 milionë euro në vit për fermerët dhe ngritjen e 15 tregjeve, me produkte bio ku do të kenë zero taksë bashkiake.
“Patjetër do kemi subvencione 7 mln euro për fermerët në të gjithë fshatrat e Tiranës, do kemi 3 mln euro për huamarrjen, do të kemi 10 mijë euro për fermerët që do ngrejnë një biznes të ri me baza materiale dhe do të kemi ngritjen e 15 tregjeve me produkte bio, organike, të çertefikuara. Të prodhuara në fshatrat e Tiranës dhe kur fermeri të shkojë në këto tregje do ketë 0 taksë bashkiake.”
Këlliçi u bëri ftesë socialistëve të dalin në takimet e tij, për t`u ballafaqur në lidhje me situatën në Tiranë.
Diskutime rreth kësaj post