Një tjetër protestë e organizuar nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar do të zhvillohet ditën e nesërme.
Protesta që do të mbahet para sheshit të Teatrit në orën 12:00, ka mbështetjen e Partisë Demokratike. Këlliçi del me thirrjen e fortë për qytetarët,
Deputeti demokrat, Belind Këlliçi, ka bërë një thirrje për qytetarët që t’i bashkohen kësaj proteste.
“Pastruesit e parave të pista kanë pushtuar qendrën e Tiranës dhe po i aviten truallit të Teatrit Kombëtar.
Dalja juaj në protestë është kontribut direkt për të ardhmen e fëmijëve tuaj këtu. Mos lejoni që Shqipërinë t’ia shesin kriminelëve! Ejani të protestojmë tek teatri!
Ndal betonit dhe Erionit!
Teatri aty dhe ashtu si ishte!”, shkruan Këlliçi në rrjetet sociale.
Diskutime rreth kësaj post