Gjykata e Krimeve të Rënda pranoi kërkesën e modeles Kejvina Kthella për ti kthyer celularin ndërsa do të mbahet nën sekuestro makina e saj dhe llogaria bankare. Kejvina kishte bërë kërkesë që t’i kthehet automjeti dhe llogaria bankare, por gjykata pranoi kërkesën e saj vetëm kthimin e celularit.
Sekuestrimi është bërë për llogari të hetimit lidhur me atentatin ndaj prokurorit të Durrësit, Arjan Ndoj.
Kthella rezultoi se kishte njohje me personin e vetëm të arrestuar deri më tani si autor i atentatit, Redjan Rraja. Pas arrestimit të Rrajës, policia e mori në pyetje për ta pyetur lidhur me lëvizjet e tij para atentatit, pasi në telefonin e 34-vjeçarit u zbuluan telefonatat e shpeshta me Kthellën.
Modelja u mbajt në polici për gati 10 orë, aty ku dha dhe deklaratën e saj.
Në atentatin te mbikalimi i Shkozetit mbeti i plagosur prokurori Ndoj, Aleksander Laho alias Pëllumb Muharremi, i njohur si “Rrumi” i Shijakut, dhe Andi Maloku. Ky i fundit ndërroi jetë pak ditë më pas.
Diskutime rreth kësaj post