Kejvina Kthella ka qenë njëra nga banoret më të komentuara në Big Brother VIP Albania 2. Ajo u përjashtua nga formati pak javë pas nisjes për shkak të një incidenti me banorin Luiz Ejlli.
Dalja e saj bëri bujë të madhe në rrjetet sociale, e madje për një kohë qëndroi e distancuar, për shkak të kryqëzimit që iu bë.
Duke qenë se sot një vit nisi spektakli më i madh, ajo ka bërë një reagim përmes Instagramit.
Për bionden duket se ky ka qenë një gabim i madh, ndonëse e ka thënë me shaka.
“Si sot një vit kam bërë gabimin më të madh të jetës time. Qëndroni për gabime të tjera”, u shpreh ajo.
Kejvina në një nga intervistat e rralla e pranoi se ka qenë keq dhe se i ka bërë një dëm të madh në jetë.
Diskutime rreth kësaj post