I dinim të ndarë, por Stresi dhe Keisi vazhdojnë komunikojnë me njëri-tjetrin, edhe pse nuk ndiqen në rrjete sociale. Së fundmi Keisi ka realizuar një intervistë me ndjekësit në Instagram dhe shumë pyetje ishin rreth Stresit.
Keisi fillimisht tregoi se dashuria me Stresin ishte dashuri me shikim të parë.
“Unë s’është se kam ditur shumë për të në fillim, ishte si dashuri me shikim të parë. Kam qenë e re, e turpshme, e doja pa e ditur akoma çfarë ishte dashuria dhe që po e ndjeja”, tregoi Keisi.
E pyetur nëse ka ndonjë llogari fallco për të parë se çfarë bën Arkimedi, Keisi e pranoi hapur: “Normal pff. Se me hy n’live të tij unë, më shifni ju, ehe sy t’mprehtë keni”.
Përgjigjen e Keisit e ka ripostuar edhe Stresi.
“Qetësohu o bishë se s’kam nevojë për fallco unë me ty. Jam e drejtpërdrejtë. Vetë m’ke thënë mos hy n’live me emrin tënd, unë gjeta zgjidhje”, i ka shkruar Keisi Stresit.
Diskutime rreth kësaj post