Keisi Medini dhe Krist Aliaj nisën një histori dashurie brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”, aty edhe kur përfundoi. Por edhe pse kanë kaluar muaj që kur reality show ka përfunduar, historia e tyre vijon të përflitet.
Teksa të dy nisën dhe përfunduan diçka po brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, një bisedë e fundit para kamerave është bërë edhe jashtë.
Të dy janë në programin “Kepi i VIP-ave” në Top Channel, ku në puntatën e djeshme ata kanë folur duke e mbyllur njëherë e mirë këtë histori. Kristi tha se nuk mbeti më asgjë mes tyre, duke mos pasur mundësi as për një shans të fundit.
“Nuk kisha më asgjë. As “feeling”, tani mos bëj sikur unë po të refuzoj, se nuk është kontekst refuzimi. Nuk ishim për njëri-tjetrin. Nuk kishim shans”, i ka thënë Kristi Keisit.
Kjo e fundit u shpreh e zhgënjyer nga ai dhe nga sjellja që kishte pasi përfundoi rrugëtimin.
Diskutime rreth kësaj post