Konflikti që patën Zerka dhe Ronela me Samantën ka sjellë shumë reagime në mediat rozë. Zanafillë e këtij sherri ka qenë një zënkë mes Ronelës dhe Samantës vite më parë. Ndërsa tani ky sherr u rikthye kur Zerka i ftuar në “Shiko kush luan” tha se Samanta nuk e meriton famën.
Samanta reagoi duke u shprehur se nuk do bashkëpunonte kurrë me Zerkën dhe Ronelën. Ndërsa Ronela tha se ajo që ka ndodhur mes saj dhe Samantës ka qenë thjesht një budallallëk duke mos i dhënë shumë rëndësi sherrit.
Për këtë sherr mes Ronelës dhe Samantës është pyetur në një intervistë për “Prive” edhe opinionisti e blogeri i njohur, Olti Curri.
“Mes Ronelës dhe Samantës ti zgjedh?”, ishte pyetja e gazetarit të cilit Olti iu përgjigj: “Sabri Fejzullahun”.
Diskutime rreth kësaj post