Analisti Frrok Çupi dhe Agron Gjekmarkaj janë përfshirë në një debat mbrëmjen e sotme. Debati nisi kur Çupi tha se partitë politike janë të liga.
Pjesë nga debati:
Çupi: Partitë janë të liga. Ato nuk duhet të ushtrojnë presion mbi publikun. Nuk ka rëndësi nëse partia është e mbyllur apo e hapur.
Gjekmarkaj: Nuk ka logjikë në frazat e zotit Çupi.
Çupi: Ty të ka ndikuar partia. Ndjek logjikën e partisë.
Gjekmarkaj: Nuk e dini çfarë flisni zotëri.
Çupi: Nuk jam zotëri. Mos fol si kamarier. Partia jote është e ligë.
Gjekmarkaj: Ti flet broçkulla. Ke qenë shërbëtor gjatë gjithë jetës dhe je i paguar për të thënë këto. Unë skam qenë kurrë pjesë e partisë, ti ke qenë tek të gjitha.
Çupi: Të kam mësuar.
Gjekmarkaj: Nuk i ke ato kapacitete.
Diskutime rreth kësaj post