Reperi i njohur, Stresi u shpall fitues i edicionit të parë të Big Brother VIP Kosova. Dhe, që pas daljes nga shtëpia e famshme pas më shumë se 100 ditësh, reperi nga Shqipëria është rikthyer me aktivitete muzikore duke mbajtur seri më tani disa koncerte.
Por, Arkimed Lushaj (emri i plot) gjithashtu është bërë mjaft aktiv në rrjetet sociale ku edhe po sjell imazhe dhe postime të ndryshme nga përditshmëria e tij.
Në postime, Stresi nuk ka lënë anash as ‘thumbat’ e ndryshëm si për kolegët apo ish-banorët e shtëpisë së BBVK.
Në një të fundit reperi ka folur për dinjitetin që njeriu duhet të ketë që sipas tij është gjëja më e rëndësishme.
“Pa bukë nuk vdes njeri, por pa dinjitet je i vdekur çdo ditë”, ka shkruar reperi në një postimi ku bashkëngjiti një imazh të tij.
Ndryshe, kujtojmë që kënga e fundit e tij mban titullin “Kosovë-Shqipëri” të cilën e realizoj brenda shtëpisë së famshme.
FOTO:
Diskutime rreth kësaj post